Qeveria pritet ta shkarkojë sot Arbër Vokrrin, dje akuzoi ndërkombëtarët për trazirat në veri

Qeveria Kurti pritet të zyrtarizojë sot vendimin për shkarkimin e zëvendësministrit në detyrë të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, mëson Indeksonline

Ky vendim vjen pas deklaratave të Vokrrit, i cili akuzoi faktorin ndërkombëtar për nxitje të trazirave në veri të Kosovës në disa situata.
Ai përmendi konkretisht edhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, si një nga diplomatët që, sipas tij, kanë ndikuar në përshkallëzimin e situatës.