Guardiola ia mbyll derën përfundimisht rikthimit të Kyle Walker

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se Kyle Walker nuk do të rikthehet në klub.
Mbrojtësi anglez nga janari ishte i huazuar te skuadra e Milanit, por edhe nëse kuqezinjtë vendosin të mos e blejnë atë, Manchester City do ta shes Walkerin gjatë afatit kalimtar veror, shrkuan IndeksOnline.
34-vjeçari u bashkua me Manchester City në vitin 2017, ku arriti të fitonte 11 trofe, prej tyre gjashtë Premierliga dhe një herë Champions League.
Objektivi kryesor i cityzens për të zëvendësuar Kyle Walker gjatë verës, është mbrojtësi i djathtë i Newcastle United, Tino Livramento./IndeksOnline/