Kulmi i suksesit për Amir Rrahmanin, dy Scudetto brenda tri vjetësh

E bëri përsëri. Amir Rrahmani shpallet kampion i Italisë me Napolin.
Kapiteni i Kosovës pati një sezon fantastik, ku në fund mundi i tij u shpërblye me titullin e Serie A, shkruan IndeksOnline.
Kjo është hera e dytë që Rrahmani fiton Scudetton, pasi këtë e bëri edhe në sezonin 2022/23 me Napolin.
31-vjeçari fitoi dy tituj të Serie A brenda tri vjetësh, dhe ky është padyshim kulmi i suksesit për të.
Rrahmani luajti të gjitha ndeshjet, plot 38 këtë sezon, ku shënoi një gol dhe bëri katër asistime në Serie A, një prej tyre në ndeshjen e sotme ndaj Cagliarit, ku bëri një superasisitm për Lukakun./IndeksOnline/