75 Mall Live Search
08:53 / E Hënë, 26 Maj 2025 / k.v

Ndërron jetë një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 10:30 ka pranuar një informacion për një person pa shenja jete në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Njësitet policore, së bashku me ekipin mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e personit, shtetas i huaj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit janë duke vazhduar./IndeksOnline/