75 Mall Live Search
20:15 / E Hënë, 26 Maj 2025 / S Z

Ngec IVF-ja në QKUK, shkak një tender i dështuar

Në fund të dhjetorit të vitit që shkoi, është përuruar shërbimi për Frytnim të Asistuar Mjekësor në (IVF) Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Por  procedura ka ngecur në fazën e dytë. E kjo ngecje ka ardhur si pasojë e mungesës së preparateve hormonale.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj ka thënë  për Indeksonline, se mungojë dy preparate hormonale. Ndrejaj thotë se megjithëse është hapur tenderi, dy herë ai ka dështuar, pasi që nuk ka pasur furnizues me këto preparate.

“Problemi është tek preparatet hormonale. Tani i kemi futur në listen esenciale, por me këto specifika s’kemi pasur asnjë ofertues në dy tenderët që i kemi bërë. Dy tenderet kanë dështuar, pasi që nuk ka pasur furnizues për këto preparate. Kemi bërë kërkesë për ndërrimin e  specifikave, për të mundur ta kemi një oferues. Në listën esenciale i kemi dërguar specifikat tjera dhe tash pritet me i marrë specifikat e reja dhe për ta hapur tenderin, për të pasur furnizues”, thotë Ndrejaj.

Megjithë ngecjen tek sigurimi i preparateve hormonale, Ndrejaj thotë se faza e parë është duke u zhvilluar normalisht dhe se procesi për IVF nuk është ndalur.

“IVF është procedurë s’kryhen të gjitha me një akt. Fazën e parë jemi duke e zhvilluar, nuk është ndalur procesi i IVF. Faza e parë po ec, ajo e klasifikimit, marrjes së anamnezës, marrjen e dokumenteve tek pacientët, klasifikimi i tyre se cilët i përmbushin kushtet për të hyrë në IVF.  Deri tani janë mbi 600 persona që kanë ardhur në ekzaminime dhe janë bërë klasifikime. Tash është faza e dytë faza e stimulimit dhe se po i presim preparatet”, tha ai.

Por Ndrejaj thotë se ka zgjidhje dhe për këtë. Të gjitha nënat që duan që këtë porcedurë ta kryejnë me shpejtë, mund t’i blejnë vet preparatet hormonale, për të vazhduar më tej me procedurën e IVF-it.

Ndrejaj thotë se ky vendim u mor, pas kërkesave të pacientëve, që preparatet hormonale t’i  blejnë vet, për të vazhduar më tej dhe të mos presin më gjatë.

“Derisa të mbërrijmë me ofertues përmes listes esenciale, po shkon pak gjatë. Por për të mos shkuar gjatë kjo procedurë,  ne kemi marrë një vendim në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) dhe Drejtorinë Qendrore që pacientët që duan ta shpejtojnë procedurën dhe të mos presin deri në afatin kur bëhet tenderi dhe furnizimi me preparate, mund të blejnë vet këto preparate. Pacientet t’i blejnë vet për të vazhduar fazën e dytë atë të stimulimit. Kush mund të pres, të presin dhe disa muaj derisa të bëhet përzgjedhja e ofertuesit, që na furnizon me preparate hormonale. Për shkak të mos zhagitjes me marrëveshje, në pajtim me pacientin ne kemivendos që nëse dikush dëshiron që të vazhdojë me fazen e  dytë të stimulimit,derisa të bëhet një zgjidhje me furnizim me prepate t’i blejë preparatet hormonale, ndërsa procedurat tjera janë falas”, tha Ndrejaj.

Ndrejaj thotë se ka interesim të madh për këtë porcedurë dhe se çdo ditë punohet në klasifikimin e pacientëve, se cilat mund t’i nënshtrohen kësaj procedure. Por problem paraqesin rastet e grave mbi moshën 42 vjeçare.

“Një nga kriterët është dhe mosha, e cila është deri në 42 vjet. Mbi 42 vjet nuk lejohet, sepse për shkak të dobësimit të qelizave të pacientja, atëherë duhet vetëm me donatorë, e këtë  mundësi ne nuk kemi, në mungesë të ligjit”, tha ai./Indeksonline/