Aksident mes dy veturave në Llukë të Deçanit, katër të lënduar

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Llukë të Epërme të Deçanit.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, ku njoftoi se 4 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.
Gashi njoftoi se të lënduarit kanë pranuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
“Aksidenti ka ndodhur në Llukë të Epërme, ku katër persona janë lënduar. Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidenteve dhe po e hetojnë rastin”, tha Gashi./IndeksOnline/