Ronaldo e përfundon sezonin në Arabi me humbje

Skuadra e Al-Nassr ka humbur ndeshjen e fundit në ”Saudi Pro League”.
Ata u mposhtën nga skuadra e Al-Fateh me rezultatin e ngushtë 3-2, duke i shuar skuadrës së Ronaldos shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Golat për vendasit i realizoi Vargas, Batna dhe Machado, ndërsa për mysafirët shënoi Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.
Mirëpo kur bëhet fjalë për top-golashënuesin e kësaj lige, Ronaldos i buzëqeshi fati pasi që fitoi edhe Këpucën e Artë për këtë sezon.
Me këtë humbje Al-Nassr e mbylli sezonin në pozitën e 3-të me 70 pikë, ndërsa Al-Fateh në pozitën e 10-të me 39 pikë./IndeksOnline/