75 Mall Live Search
14:52 / E Martë, 27 Maj 2025 / Z S

Tare fillon menjëherë punën, synon afrimin e yllit të Manchester United

Tani është zyrtare, Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit.

Klubi kuqezi e njoftoi këtë përmes një deklarate për shtyp ku shkruan: “AC Milan njofton se ia ka besuar rolin e Drejtorit Sportiv të Ekipit të Parë Igli Tares, i cili do t’i raportojë Drejtorit Ekzekutiv të Klubit, Giorgio Furlani”, thuhet në tekst.

Igli Tare është entuziast dhe i vetëdijshëm për sfidën, dhe që në ditën e tij të parë në punë për kuqezinjtë ai takoi drejtorin sportiv të Romës, Ghisolfi, dhe agjentin e tij, Giuseppe Riso, në Casa Milan.

Me të parin ai foli për të ardhmen e Saelemaekers, me të dytin ai diskutoi për disa nga lojtarët e tij brenda klubit.

Por kjo nuk është e gjitha.

Sipas informacioneve të publikuara, Tare ka bërë gjithashtu një kërkesë për lojtarin e Manchester United, Garnacho./Indeksonline/