Ancelotti e nis me seriozitet te Brazili, ndjek nga afër ndeshjen e Kampionit të Copa Libertadores

Carlo Ancelotti në fillim të kësaj jave ka nisur punën e re, si selektor i kombëtares së Brazilit.
Tekniku italian duket se e ka marr me seriozitet punën që nga fillimi, duke u munduar t’ia kthej namin që kishte dikur ”Seleçao”, shkruan IndeksOnline.
Ancelotti me të marr detyrën, fillimisht ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku Brazili luan ndaj Ekuadorit dhe Paraguajit.
Por ai dëshiron të njeh më mirë futbollin brazilian, ku mbrëmë ai së bashku me stafin e ri, ishte i pranishëm në ndeshjen e skuadrës Botafogo, ndaj Universidad de Chile në Copa Libertadores./IndeksOnline/
Presença de peso no Nilton Santos! 👀⚽️ Carlo Ancelotti e sua comissão técnica marcaram presença no duelo entre Botafogo e Universidad de Chile pela Libertadores.
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) May 28, 2025
📸 Rafael Ribeiro | CBF pic.twitter.com/oFU2X4Peax