75 Mall Live Search
23:00 / E Enjte, 29 Maj 2025 / H F

Policia jonë, gjithnjë më profesionale/ Motoçiklistët pritet të pajisen me uniforma të reja

Njësia e Motoçiklistëve të Policisë së Kosovës shumë shpejt pritet të furnizohen me uniforma.

Kjo pasi përmes E- prokurimit është bërë kërkesë për furnizim.

Fillimisht, për tenderin në fjalë janë ndarë 98,700.00 euro, shkruan IndeksOnline.

“Lënda e kontratës ka të bëjë me furnizim me uniformë për motoçiklista, pajisje sipas nevojave te autoritetit kontraktues.”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës.

Kohëzgjatja e kontatës është paraparë të bëhet për 36 muaj.

Furnizimi është ndarë për 4 grupe.

“Operatori Ekonomik duhet të dorëzoj mostra për secilin artikull për pjesën që oferton sipas spacifikacioneve teknike”, thuhet në specifikat e kërkuara nga Policia e Kosovës.

“Deklarate nga prodhuesi për garancion 3 vite për secilin artikujt pjesë që oferton, me titull dhe numër te projektit për secilin pjesë artikujt.”.

Afati i fundit për pranimin e tendërëve është 19 qershori i këtij viti.