75 Mall Live Search
22:18 / E Premte, 30 Maj 2025 / Gj. Sh

Fiorentina e ”blindon” David De Gean

David De Gea vazhdon të jetë pjesë e Fiorentinës.

Viola ka njoftuar sot se ka zgjatur kontratën me portierin spanjoll, deri më 30 qershor të vitit 2028, shkruan IndeksOnline.

Ai iu bashkua klubit verën e kaluar, pasi më parë kishte luajtur për Atletico Madrid dhe Manchester United.

Në sezonin e tij të parë, De Gea bëri 42 paraqitje dhe mbajti portën e paprekur në 11 raste./IndeksOnline/