Luiz Diaz shok skuadre me Cristiano Ronaldon!?

Luis Diaz mund të largohet nga Liverpuli gjati afatit kalimtar veror.
Sulmuesi kolumbian ka disa oferta në tavolinë, por që së fundi në garë fuqishëm është futur skuadra arabe, Al Nassr, shkruan IndeksOnline.
Klubi saudit e ka objektiv kryesor anësorin e Liverpoolit që nga muaji prill.
Për Luis Diaz interesim ka shfaqur edhe skuadra e Barcelonës.
28-vjeçari këtë sezon ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 5 asistime me fanellën e Liverpulit./IndeksOnline/