75 Mall Live Search
21:24 / E Shtunë, 31 Maj 2025 / G T

Një start i papritur, PSG-ja shënon edhe të dytin ndaj Interit në finale

Skuadra e PSG-së ka shënuar golin e dytë ndaj Interit në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Golin për 2:0 e shënoi Doue në minutën e 20’të, shkruan Indeksonline

Doue goditi drejt portës dhe topi u devijua nga Dimarco për të shënuar golin për 2:0.

Kujtojmë që golin e parë e shënoi Achraf Hakimi në minutën e 12’të.