75 Mall Live Search
12:23 / E Diele, 01 Qershor 2025 / Burim

Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas hyrjes në fuqi të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike për prodhuesit vendor.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, ajo shkruan se kjo është një goditje drejtpërdrejt ndaj ekonomisë vendore.

 “ A ju kujtohet kur VV bënte thirrje për prodhime vendore me moton “Bleje tënden”? Gjojase, përkrahje për prodhuesit tanë!

E prej sot, me bekimin e Kurtit dhe qeverisë në ikje, hyn në fuqi shtrenjtimi i energjisë elektrike për prodhuesit vendor.

Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë vendore, që prek çdo produkt që blejmë, çdo tryezë familjare, çdo xhep të qytetarëve”, ka shkruar Lushaku-Sadriu, raporton IndeksOnline.

Tutje ajo shkruan se nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tonë.

“Nga sot nis rritja e çmimeve për çdo gjë që prodhohet në Kosovë. Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë. Nga sot nis shembja e ekonomisë sonë, edhe ashtu të rënduar. Nga sot rritet barra mbi supet e qytetarëve që mezi po e lidhin muajin me muaj. Kjo nuk është ndihmë për prodhimin vendor; ky është sabotim! Kjo nuk është zhvillim; kjo është tradhti ndaj ekonomisë tënde. Sepse kur godet prodhuesin tënd, godet qytetarin tënd. Godet vetë shtetin!”, ka përfunduar deputetja Lushaku-Sadriu. /IndeksOnline/

Postimin i plotë:

BLEJE TËNDEN DIKUR – E SOT, GODITE TËNDEN!

A ju kujtohet kur VV bënte thirrje për prodhime vendore me moton “Bleje tënden”? Gjojase, përkrahje për prodhuesit tanë!

E prej sot, me bekimin e Kurtit dhe qeverisë në ikje, hyn në fuqi shtrenjtimi i energjisë elektrike për prodhuesit vendor.

Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë vendore, që prek çdo produkt që blejmë, çdo tryezë familjare, çdo xhep të qytetarëve.

Nga sot nis rritja e çmimeve për çdo gjë që prodhohet në Kosovë.

Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë.

Nga sot nis shembja e ekonomisë sonë, edhe ashtu të rënduar.

Nga sot rritet barra mbi supet e qytetarëve që mezi po e lidhin muajin me muaj.

Kjo nuk është ndihmë për prodhimin vendor; ky është sabotim!

Kjo nuk është zhvillim; kjo është tradhti ndaj ekonomisë tënde.

Sepse kur godet prodhuesin tënd, godet qytetarin tënd.

Godet vetë shtetin!