75 Mall Live Search
15:35 / E Diele, 01 Qershor 2025 / L A

Acerbi refuzon ftesën nga Kombëtarja e Italisë për ndeshjet e qershorit

Kjo fundjavë doli të jetë një fundjavë ferri për mbrojtësin Francesco Acerbi.

Italiani mbrëmë humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, me rezultat të thellë 5-0, duke mbyllur kështu sezonin pa asnjë trofe.

Acerbi ishte ftuar nga Italia, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026, por mbrojtësi italian refuzoi thirrjen.

Këtë e konfirmoi vetë selektori Spalleti, i cili mori edhe mesazh nga mbrojtësi i Interit.

“Acerbi më informoi me anë të një mesazhi këtë mëngjese, ecim përpara”, deklaroi Spalleti.

Kujtojmë se Italia, do të luaj ndeshjet kualifikuese ndaj Norvegjisë më 6 qershor dhe Moldavinë, më 9 qershor./IndeksOnline/