75 Mall Live Search
21:41 / E Diele, 01 Qershor 2025 / G T

Lajmi shkon edhe në Ukrainë, Albin Krasniqi afër marrëveshjes me Kolos Kovalivak

Skuadra e Kolos Kovalivak është pranë transfeirmit të Albin Krasniqit.

Futbollisti i Prishtinës pritet të largohet nga skuadra e kryeqytetit në fund të këtij muaji, pasi skadon edhe kontrata, shkruan Indeksonline

Mediat ukrainase tashmë kanë filluar të shkruajnë për transfeirmin e mundshëm të Albinit në ekipin e Kolos.

Dhe ky transferim pritet të ndodh me parametra zero.

Krasniqi gjatë këtij sezoni në Superligë zhvilloi 29 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri katër asiste./Indeksonline/