75 Mall Live Search
08:31 / E Martë, 03 Qershor 2025 / L A

Bellinghami i ri vendos të shkojë hapave të vëllait, afër t’i bashkohet Dortmundit

Jobe Bellingham po shihet si e ardhmja e futbollit anglez.

Me paraqitjet e tij në “Championship” me Sunderlandin, ai ka mahnitur të gjithë duke ndihmuar klubin të ngjitet edhe në Premierligë pas 8 vjetësh mungesë.

Ai ka pasur interesim nga Bundesliga, më saktësisht nga Eintracht Frankfurti dhe Borussia Dortmund.

Por siç raporton gazetari Florian Plettenberg, Jobe ka vendosur të ndjekë hapat e vëllait të tij Jude, për t’iu bashkuar Borussia Dortmundit.

Jobe, ka bërë 43 paraqitje me Sunderlandin ku shënoi 4 gola dhe bëri 3 asistime./IndeksOnline/