Chelsea zyrtarizon blerjen e parë të merkatos së verës

Chelsea ka zyrtarizuar blerjen e tyre të parë para fillimit të Botërorit të Klubeve.
Bëhet fjalë për portugezin Dario Essugo nga Sportingu i Lisbonës, me marrëveshjen që është arritur mes palëve nga marsi.
Fituesit e Conference League, paguan rreth 22 milionë euro për shërbimet e mesfushorit portugez në një kontratë tetëvjeçare.
Chelsea FC is pleased to confirm the signing of Portuguese midfielder Dario Essugo.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 2, 2025
Welcome to Chelsea, Dario! 🔵
Essugo këtë sezon ishte i huazuar në La Liga, te skuadra e Las Palmasit ku kishte bërë 27 paraqitje dhe kishte shënuar 1 gol.
Por fatkeqësisht për të ai me Las Palmasin, nuk arritën të qëndrojnë në La Liga, pasi që përfunduan në pozitën e 19-të me 32 pikë, duke u kthyer në ligën e dytë spanjolle./IndeksOnline/