Sulmoi zyrtarët policorë gjatë implementimit të urdhrit të gjykatës, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që ai ka kanosur dhe penguar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare në implementimin e një urdhërese të gjykatës ndaj të dyshuarit.
Sipas raportit policor ngjarja ka ndodhur në Pejë në rrugën ‘’Gani Kelmendi’’ dje rreth orës 13:00.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/