75 Mall Live Search
13:20 / E Martë, 03 Qershor 2025 / MSH

Më shumë se 27 të vrarë nga sulmi izraelit, pranë qendrës së ndihmave në Gaza

Të paktën 27 palestinezë janë vrarë si pasojë e një sulmi izraelit, pranë një pike ku shpërndaheshin ndihma humanitare.

Civilët që përpiqeshin të mblidhnin ndihma u qëlluan nga tanke, dronë dhe helikopterë, diku një kilometër nga qendra që shpërndante ndihma, shkruan BBC-i, transmeton IndeksOnline.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se viktimat u qëlluan, pasi u identifikuan duke lëvizur në drejtim të trupave izraelite, “duke devijuar nga rrugët e caktuara të hyrjes”.

37 të plagosur u dërguan në spitalin “Nasser” në Khan Younis, me plagë të mëdha.

Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza, më 7 tetor 2023. Nga ajo kohë, të paktën 54 mijë e 470 persona janë vrarë.