Sami Boroci nis kapitullin e ri, emërohet drejtor sportiv i Malishevës

FC Malisheva ka njoftuar Sami Borocin si drejtorin e ri sportiv të ekipit.
Përmes një njoftimi zyrtar, FC Malisheva ka bërë të ditur se Boroci po merr detyrën e re me qëllim të forcimit të kapaciteteve organizative dhe vazhdimit të zhvillimit të klubit, transmeton IndeksOnline.
“Me përvojën, vizionin dhe pasionin e tij për futbollin, besojmë se do të arrijmë së bashku edhe më shumë suksese, në përputhje me objektivat dhe rrugën që ka zgjedhur klubi jonë” thuhet në njoftimin e ekipit.
Ky është njoftimi i plotë:
Nisim një kapitull të ri
Sami Boroci emërohet Drejtor Sportiv i FC Malisheva
Me kënaqësi prezantojmë drejtorin e ri sportiv të klubit tonë – Sami Boroci një figurë me vizion të qartë dhe përkushtim ndaj filozofisë sonë.
Me qëllim të forcimit të kapaciteteve organizative dhe vazhdimit të zhvillimit të klubit në drejtimin e duhur, kemi emëruar z. Boroci në rolin e Drejtorit Sportiv.
Ky nuk është vetëm një ndryshim në strukturë. Është një hap i madh drejt një të ardhme ku puna e përbashkët, pasioni dhe synimet e qarta do ta çojnë klubin aty ku e meriton.
Sami Boroci është një profesionist me përvojë të gjatë në sektorin privat dhe publik. Ai është gjithashtu një nga themeluesit e KF Prishtina e Re, klub të cilin e ka udhëhequr për pesë vite – nga dita e parë, deri në inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Me përvojën, vizionin dhe pasionin e tij për futbollin, besojmë se do të arrijmë së bashku edhe më shumë suksese, në përputhje me objektivat dhe rrugën që ka zgjedhur klubi jonë.
Mirë se vjen në familjen tonë Sami – rruga është përpara dhe ne jemi bashkë në këtë vizion