75 Mall Live Search
11:24 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / G T

Ndeshja e yjeve në Prishtinë, zbarkojnë emra të njohur në stadiumin “Fadil Vokrri”

Për 26 vjetorin e Prishtinës do të zhvillohet një ndeshje futbolli, ku është emëruar si “Ndeshja e Yjeve”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e konfirimoi ditë më parë se në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të zbarkojnë emra të njohur të futbollit, artistëve, sporteve të ndryshme dhe muzikantëve, shkruan Indeksonline

Emrat e pjesëmarrësve nuk dihen ende, por flitet se dy futbollistë të njohur, si Edon Zhegrova dhe Milot Rashica do të jetë prezent në këtë ndeshje.

“Ju ftoj të jeni pjesë e kësaj atmosfere festive, ta shijojmë së bashku ditën e Çlirimit me sport, muzikë dhe dashni për Kryeqytetin”, shkruhet në postimin e Ramës.

Takimi miqësor zhvillohet më 11 qershor nga ora 20:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet./Indeksonline/