75 Mall Live Search
09:00 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / A. M.

Rama për “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga stërvitja “Defender 25”.

Ai në Facebook shkruan se kjo është një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë.

“MIRËMËNGJES  dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.