75 Mall Live Search
12:30 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / Gj. Sh

Albin Krasniqi largohet nga Prishtina

FC Prishtina ka ndarë rrugët me futbollistin Albin Krasniqi.

Klubi nga kryeqyteti e ka falenderuar atë për dy vitet si bardhekaltër, ku së fundi e fitoi Kupën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Faleminderit Albin !

Pas dy viteve të mbushura me përkushtim, pasion dhe lojëra të paharrueshme, 𝗔𝗹𝗯𝗶𝗻 𝗞𝗿𝗮𝘀𝗻𝗶𝗾𝗶 mbyll kapitullin e tij me FC Prishtinën.

Me 60 paraqitje në fanellën bardhekaltër, Albin kontribuoi fuqishëm në sukseset e klubit, duke ndihmuar në fitimin e Kupës së Kosovës dhe Superkupës së Kosovës.

Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin tënd. Suksese në kapitullin e radhës Albin!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/