75 Mall Live Search
20:57 / E Diele, 08 Qershor 2025 / G T

Carlos Alcaraz mbetet “mbret” i French Open, bën rikthim të pabesueshëm dhe mposht Jannik Sinnerin

Carlos Alcaraz vazhdon të mbetet “mbreti” i French Open, pasi sot arriti të fitonte në mënyrë të jashtëzakonshme ndaj Jannik Sinner.

Tenisti italian ishte shumë, shumë pranë fitores, madje po kryesonte 2:1 me sete, por më pas spanjolli e riktheu ndeshjen në favor duke fituar 2:3, shkruan Indeksonline

Sinner mbeti pa e fituar turneun French Open, kurse për Carlos Alcarazin, kjo është hera e dytë në karrierë.

Kujtojmë që Alcaraz gjatë karrierës së tij deri tani ka fituar pesë tituj të Grand Slam: Një US Open, dy Wimbledon dhe dy French Open.

Kurse Sinner nuk e ka fituar asnjëherë trofeun e French Openit.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja më e gjatë në histori të French Open, plotë 5 orë e 30 minuta./Indeksonline/