75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / L A

Tragjedi në Mynih, vdes tifozi që ra nga tribunat në finalen e Ligës së Kombeve

Finalja e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës fatkeqësisht u karakterizua edhe nga një tragjedi që ndodhi në tribunat e stadiumit “Allianz Arena” në Mynih të Gjermanisë.

Lajmi është konfirmuar nga selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, me të mbërri në sallën e konferencës për shtyp: një tifoz ka vdekur pasi ra nga tribuna superiore gjatë vazhdimeve në finalen e Ligës së Kombeve.

Tifozi, origjina, mosha dhe arsyeja e rënies së të cilit janë ende të panjohura, ka rënë nga një lartësi prej disa metrash.

Disa anëtarë të personelit të sigurimit dhe paramjekësorët që ishin më afër kanë reaguar menjëherë, ndërsa policia e izoloi atë zonë.

Të pamjaftueshme ishin përpjekjet për t’ia shpëtuar atij jetën përmes një autoambulance.