Sonte ndeshja e Kombëtares, “kuqezinjtë” synojnë fitoren në Riga

Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e 4-të kualifikuese për Botërorin 2026.
Ata do të përballen ndaj Letonisë, të cilët cilësohen si kundërshtar i lehtë.
Mungesa kryesore për kombëtaren është pa dyshim ajo e Berat Gjimshitit, pasi që do të jetë i suspenduar shkaku i kartonëve të grumbulluar.
Shqipëria, aktualisht gjendet në pozitën e 2-të në tabelë me 4 pikë, ndërsa Letonia në pozitën e 3-të me 3 pikë.
Ndeshja do të zhvillohet sonte, në orën 20:45 në “Skonto Stadions” në Riga./IndeksOnline/