Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë, në Prizren

Kryeministri i Kosovës, në detyrë Albin Kurti dhe kinistri i Shëndetësisë, po ashtu në detyrë Arben Vitia gjatë ditës së sotme do të vizitojnë Prizrenin.
Ata do të marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren.
Ngjarja do të nisë nga ora 12:30 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit./Indeksonline/