75 Mall Live Search
16:38 / E Martë, 10 Qershor 2025 / MSH

Stadiumi në Hajvali shndërrohet në arenë të ragbit

Për dy ditë, stadiumi në Hajvali të Prishtinës do të shndërrohet në arenë të ragbit.

Kjo për shkak se më 21 dhe 22 qershor do të mbahet Kampionati Evropian Rugby 7s, shkruan IndeksOnline.

Në këtë kampionat do të garojë kombëtarja e Kosovës, ajo e Sllovenisë, Sllovakisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës, Estonisë dhe San Marinos.

“Për dy ditë kampi nacional në Hajvali, do të jetë arenë e ragbit, ku do të mirëpres Kombëtaret e Kosovës, Sllovenisë, Sllovakisë, Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës, Estonisë dhe San Marinos.

Djemtë tanë të ragbit kërkojnë përkrahjen në këtë ngjarje të rëndësishme” thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës./IndeksOnline/