75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 10 Qershor 2025 / MSH

Letonia “mallkimi” i Shqipërisë – kombëtarja që “Kuqezinjtë” kurrë nuk i rrëmbyen fitore

Në gjykim, Letonia është dukur kafshatë e lehtë nga ana e tifozëve, për Shqipërinë.

Por, Kombëtarja shqiptare sonte dështoi të marrë më shumë sesa një barazim nga Letonia, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Botëror, shkruan IndeksOnline.

Në fakt, Shqipëria asnjëherë nuk i ka rrëmbyer fitore Letonisë, dhe historia e dëshmon këtë.

Dy kombëtaret janë përballur për herë të parë në vitin 1992, pikërisht në kualifikueset për Botëror.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Me rezultat të barabartë veçse pa gola përfundoi edhe ndeshja e kthimit mes dy kombëtareve.

Djelmoshat e dy shteteve u vendosen përballë njëri-tjetrit në vitin 1999, në kualifikueset për Evropian.

Edhe në këtë garë, ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0:0, ndërkaq e dyta me rezultat 3:3.

Sonte, sërish u ndanë në paqe ekipet, me rezultat 1:1, teksa mbetet të shihet nëse do të thyhet ky “mallkim” në ndeshjen e kthimit, më 9 shtator.

Sido që të jetë, rezultati i sontem zbehu gjasat e Shqipërisë për kualifikim./IndeksOnline/