Sylvinho: Përgjegjësinë e marr unë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, është deklaruar për media pas barazimit 1:1 me Letoninë.
Ai ka thënë se e merr përgjegjësin për këtë barazim.
“Gabuam në pjesën e parë, ndoshta jo gjatë gjithë 45 minutave, por në 15-20 minutat e para zëre se nuk ishim në fushë. Jam i zhgënjyer me rezultatin. Praktikisht ndeshjen e kishim ne në dorë, por gabuam në qasje dhe për këtë e pësuam. Kualifikimi për në Europian na kushtoi gjak, për në Botëror është edhe më e vështirë. Përgjegjësinë për të gjithë lojtarët e marr unë. Jam i zhgënjyer me të gjithë për 45 minutat e para dhe i kënaqur me pjesën e dytë. Askush nuk është i paprekshëm në Kombëtare. Asnjë lojtar nuk e ka vendin të garantuar. Shqiptarët e paguajnë shtrenjtë Kombëtaren? Kjo skuadër është në rritje, që ka nevojë për më tepër kohë”, ka thënë Sylvinho.