75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / G T

Arnautoviq me lot në sy: Nuk më interesojnë golat, mendjen e kisha te tragjedia, në Graz

Kombëtarja e Austrisë mbrëmë shënoi fitore 0:4 ndaj San Marinos, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Sulmuesi i Interit, Mark Arnautoviq shënoi dy gola në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Pas takimit, Arnautoviq u paraqit në intervistë ku tha se mendjen e tij e kishte vetëm te tragjedia e Grazit.

“Nuk më interesojnë dy golat, as tre pikët. Mendoj vetëm për atë që ndodhi në Graz. Është një katastrofë. Nëse do të varej nga unë, nuk do të kishim luajtur sot”, u shpreh Arnautoviq

Kujtojmë që dje në Graz ndodhi një tragjedi e vërtetë ku disa fëmijë mbeten në vrarë në një shkollë. Madje në mesin e tyre ishte edhe një vajzë nga Kosova./Indeksonline/