75 Mall Live Search
12:36 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / k.v

Dalin pamje nga rrëzimi i avionit në Indi (VIDEO)

Kanë dalë pamje nga rrëzimi i një avioni me mbi 200 pasagjerë, i cili shpërtheu në Indinë Perëndimore.

Duket se avioni është rrëzuar në një zonë banimi, ndërkohë që sinjali humbi disa sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi, sipas Flight Radarit.

Në një deklaratë të postuar në X, kryetari i “Air India”-s, Natarajan Chandrasekaran, thotë “me hidhërim të thellë konfirmoj se fluturimi 171 i Air India që operonte Ahmedabad London Gatwick u përfshi në një aksident tragjik sot”.

Ministri i Aviacionit i Indisë thotë se ekipet e shpëtimit janë mobilizuar, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.