75 Mall Live Search
17:28 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / Gj. Sh

Mentor Zhdrella rikthehet te Prishtina por kësaj radhe me rol të ri

Ish-futbollisti Mentor Zhdrella është rikthyer te skuadra e Prishtinës.

Ai tashmë do të ketë rol të ri, si këshilltar sportiv, shkruan IndeksOnline.

”Mentor Zhdrella i bashkohet FC Prishtinës si këshilltar sportiv!

Një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar rikthehet në shtëpinë bardhekaltër, këtë herë në një rol të ri.

Me përvojën e tij dhe vizionin për të ardhmen, Zhdrella do ta ndihmojë klubin drejt sukseseve të reja.”, thuhet në noftim.

Zhdrella sezonin e kalaur ishte Drejtor Sportiv te skuadra e Llapit./IndeksOnline/