Arsenali i futet gares për Gyokeres, bën ofertë zyratre te Sportingu

Sipas medias portugeze Record, Arsenali ka bërë ofertën e parë për të nënshkruar sulmuesin e Sportingut, Viktor Gyokeres.
Oferta u bë gjatë takimit midis drejtorit sportiv të Arsenalit, Andrea Berta, dhe drejtorit të Sportingut, Bernardo Palmeiro.
Takimi u zhvillua në Menorca të Spanjës, të mërkurën.
Oferta besohet se nuk ka arritur vlerësimin e Sportingut për lojtarin.
Më parë, presidenti i klubit, Frederico Varandas, pretendoi se thashethemet për një çmim prej 70 milionë eurosh ishin të rreme.