75 Mall Live Search
17:14 / E Premte, 13 Qershor 2025 / Gj. Sh

”Welcome Dren”/ Prishtina prezanton mesfushorin e talentuar

Prishtina ka filluar përforcimet para fillimit të ndeshjeve në garat evropiane.

Skuadra nga kryeqyteti ka transferuar mesfushorin e talentuar, Dren Zeqiri nga ramiz Sadiku, shkruan IndeksOnline.

”FC Prishtina forcon radhët me mesfushorin 21-vjeçar Dren Zeqiri, i cili vjen nga Ramiz Sadiku. Me energjinë dhe talentin e tij, Dreni do të jetë një shtesë e rëndësishme për skuadrën tonë në sezonin e ri.”, thuhet në njoftim.

21-vjeçari është shprehur i lumtur që do të vesh fanellën bardhekaltër.

“Ndjenjë e veçantë ne qenë pjesë e Prishtinës. Është një hap i rëndësishëm për mua dhe do të jap maksimumin për objektivat që ka klubi këtë sezon. Do të punoj shumë që ti tregoj cilësit e mija për këtë ekip.”, ka deklaruar Zeqiri./IndeksOnline/