75 Mall Live Search
20:34 / E Premte, 13 Qershor 2025 / MSH

Sulmi kundër Iranit/ Netanyahu: E informuam SHBA-në

Benjamin Netanyahu ka deklaruar se administrata Trump ishte në dijeni të planeve të Izraelit për të sulmuar Iranin.

Në mesazhin e tij, kryeministri izraelit tha se vendi i tij kishte identifikuar hapat specifikë të ndërmarrë nga Irani drejt ndërtimit të një arme bërthamore, përtej pasurimit të uraniumit.

“Urdhri për të eliminuar programin bërthamor të Iranit u dha në nëntor 2024”, ka thënë kryeministri izraelit, duke shtuar se duke shtuar se Izraeli  kishte siguruar mbështetjen e SHBA-së.