75 Mall Live Search
19:54 / E Shtunë, 14 Qershor 2025 / MSH

Pejë: Një person gjendet pa shenja jete

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Pejë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rozafa” në Pejë, rreth orës 18:30, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, duke pohuar se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi  mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, deklaroi Rugova për IndeksOnline.