Llapi e ”merr seriozisht” sezonin e ri, ja cili është profesioni i Drejtorit të ri Sportiv

Pas siguroi mbijetesen në Superligë, skuadra e Llapit tashmë ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Deri më tani skuadra ngo Podujeva ka zyrtarizuar pesë transferime, Luan Lleshi, Festim Haxhiu, Hasan Hyseni, Kushtrim Shabani dhe së fundi edhe sulmuesin e Prishtinës, Axel Gnapi, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu Llapi si Drejtor Sportiv në vend të Mentor Zhdrellës e ka emëruar Qazim Pollomin.
Ajo çfarë është interesante, është profesioni i Pollomit.
Ai merret me dekorimin e shtëpijave, apo siç njihet në Podujevë si mjeshtër i Gletit (Moler).
Pra Qazim Pollomi nga mjeshtër i Gletit do të jetë Drejtor i ri Sportiv i Llapit dhe mbetet të shihet sa do të ketë sukses në puna e tij në sezonin e ri./IndeksOnline/
