Aksidenti mes një kamioni dhe traktorit shkakton kolona të gjata në rrugën Pejë-Prishtinë

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën që çon në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një traktor, derisa nuk dihet se a ka të lënduar nga ky rast.
Ky aksident ka shkaktuar bllokadë totale në dy anët e rrugës duke pamundësuar qarkullimin e veturave.