Ramosi tregohet “bishë”, Monterrey barazon me Interin në Kupën e Botës për Klube

Skuadra e Interit e ka nisur me barazim aventurën në Kupën e Botës për Klube, pasi e mbylli ndeshjen 1:1 ndaj Monterrey.
Meksikanët ishin ata që shënuan të parët në këtë sfidë, me anë të mbrojtësit, Sergio Ramos, shkruan Indeksonline
Ramos shënoi me kokë një gol të bukur në minutën e 25’të pas një asisti nga Torres.
Goli i barazimit u shënua nga sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez në minutën e 42’të.
Interi dhe Monterrey tani shkojnë në kuotën e një pikëve në pozitat 2 dhe 3, kurse në Grupin E është River Plate që prinë me tri pikë pas fitores 3:1 ndaj Urawa Reds./Indeksonline/