75 Mall Live Search
12:22 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / G T

Drita mëson kundërshtarin e radhës nëse e kalon pengesën e parë në Champions League

Skuadra e Dritës ka mësuar kundërshtarin e radhës në para-kualifikueset për në Champions League për sezonin 2025/26.

Kampioni i Kosovës në rast se e kalon Differdange nga Luksemburgu do të ketë punë me një ekip të fortë, shkruan Indeksonline

Si kundërshtar të radhës, Drita do ta ketë Copenhagenin nga Danimarka.

Skuadra tjetër shqiptare, Egnatia në rast se e kalon Breidablikin e Islandës, do të luajë ndaj Lech Poznan./Indeksonline/