75 Mall Live Search
12:51 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / MSH

Vetura godet një këmbësore, në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur çaste më parë, në lagjen Dardania në Prishtinë.

IndeksOnline raporton se një grua u godit nga një veturë e tipit Audi, në mes të rrugës.

Rastit iu përgjigjen njësitet relevante, me autoambulancën që barti viktimën në drejtim të spitalit.

Ende nuk ka ndonjë përditësim mbi gjendjen shëndetësore të viktimës.