75 Mall Live Search
14:24 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / MSH

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për punime teknike në qytetin e Podujevës.

Punimet do të zhvillohen në gypin fi 450 mm, të cilat parashikohet të rrisin kapacitetin e furnizimit me ujë në qytet, shkruan IndeksOnline.

“Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, njofton KRU “Prishtina”./IndeksOnline/