Lille e gjen zëvendësuesin e Edon Zhegrovës, e paralajmëron prezantimin

Skuadra e Lille pritet që sot të bëjë zyrtare blerjen e re në merkaton e verës.
Ai është Marius Broholm, nga Norvegjia që luan te Rosenborg, shkruan Indeksonline
Broholm shihet si zëvendësues i Edon Zhergrovës, lojtarit kosovar që pritet të largohet nga Ligue 1.
La Déesse revient 🗽⏳ pic.twitter.com/ev6b3oE5pz
— LOSC (@losclive) June 18, 2025
20-vjeçari ka vlerën në “Transfermarkt” rreth 7 milionë euro, kurse shifra e këtij transferimi ende nuk dihet.
Në një postim të fundit të Lille aludohet se Broholm do të prezantohet sot.
Kujtojmë që Edon Zhegrova është në gjetje të klubit të ri dhe shumë shpejt do të mësohet se cila do jetë ajo./Indeksonline/
