75 Mall Live Search
10:33 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / S Z

Turpi i 34-të

Për të 34-tën herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Edhe katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar dhe se deputetët vazhdojnë të mblidhen çdo 48 orë, por pa asnjë rezultat.

Asnjëra nga partitë nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. VV nuk heq dorë nga votimi i fshehtë dhe as nga kandidatja e tyre për kryetare të kuvendit Albulena Haxhiu. Ndërkaq partitë opozitare mbetën të palëkundura në kundërshtimin e votimit të fshehtë.

Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të shtunën  në orën 10:30.

Të pranishëm në sallë ishin 102 deputetë, 51 votuan pro, një kundër dhe asnjë abstenim./Indeksonline/