75 Mall Live Search
11:43 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / MSH

Ambasadori italian takohet me kryetarin e Kushtetueses

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, është takuar me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepin.

Takimi ishte i fokusuar në shkëmbimin e mendimeve dhe bashkëpunimit në ekspertizën ligjore, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e Ambasadës italiane bëhet e ditur se të dy palët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera me Italinë.

“Ambasadori Antonini u takua me z. Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese, për një shkëmbim të frytshëm mendimesh mbi zhvillimet e fundit. Ata gjithashtu nënvizuan bashkëpunimin e shkëlqyer me Italinë, veçanërisht në shkëmbimin e ekspertizës ligjore dhe jurisprudencës kushtetuese” thuhet në njoftimin e Ambasadës./IndeksOnline/