75 Mall Live Search
23:04 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Gj. Sh

Messi me shokë shënojnë fitore ndaj Portos

Inter Miami ka shënuar fitore ndaj Portos, në ndeshjen e javës së dytë në Kupën e Botës për Klube.

Skuadra amerikane fitoe me përmbysje rezultati, nga 0-1 në 2-1, shkruan IndeksOnline.

Porto shkoi në pushim në epërsi, pasi Samu u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 8-të.

Në pjesën e dytë, Inter Miami tregoi një fytyrë tjetër duke arritur të shënoj dy gola të shpejtë.

Telasco Segovia barazoi shifrat në minutën e 47-të.

Pas shtatë minutave Leo Messi me një supergol nga gjuajtja e lirë i dha epërsinë Inter Miamit, gol ky që vulosi fitoren e skuadrës amerikane.

Pas dy ndeshjeve, në Grupin A, Palmeiras dhe Inter Miami kanë nga katër pikë dhe janë afër sigurimit të kualifikimit në fazën e eliminimit direkt, pasi ndeshjen e fundit luajnë ndërmjet veti.

Ndërsa Porto dhe Al Ahly kanë nga një pikë./IndeksOnline/