Dua Lipa solli befasi për fansat në debutimin emocional të Wembley

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa i dhuroi fansave një paraqitje surprizë nga Jamiroquai, teksa performoi në koncertin e saj në stadiumin Wembley.
Duke sjellë në skenë vokalin e grupit, Jay Kay, për një performancën e hitit të tij të vitit 1996, Virtual Insanity, Dua tha se ai ishte “një pionier i madh për muzikën britanike”.
Performanca e tyre erdhi në gjysmë të një shfaqjeje mahnitëse dy-orëshe, ku Lipa këndoi hite si Physical, One Kiss, New Rules dhe Levitating.

“Ky është një moment shumë, shumë i rëndësishëm për mua”, u tha ajo 70 mijë fansave të saj.

