75 Mall Live Search
09:09 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / FR

Digjen dy kontejnerë në vlerë prej 36 mijë euro në Skenderaj, në vendngjarje kishte mbishkrime “SRB dhe 4S”

Në Syriganë të Skenderajt, janë djegur dy kontejnerë në vlerë prej 36 mijë e 500 euro.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes, në rrugë dhe në kontejnerë janë vërejtur mbishkrime “SRB dhe 4S”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe po hetohen rrethanat.

“Fsh. Syriganë, Skenderaj  20.06.2025 – NN. Ankuesi mashkull  kosovar,  ka raportuar se i janë djegur dy kontejnerë me të gjitha pajisjet. Në vendin e ngjarjes, në rrugë dhe në kontejner janë vërejtur mbishkrime SRB dhe 4 S. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 36.500 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë.